Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pamje tragjike nga SHBA, i riu vdes nga flakët brenda rajonit të policisë

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 17:11 | Bota
Pamje tragjike nga SHBA, i riu vdes nga flakët brenda rajonit të

Prokuroria e Nju-Jorkut ka nisur hetimet për një incident tragjik, të ndodhur në një rajon policie në fshatin Ketskill (Catsill), ku një i ri merr flakë pasi goditet nga një efektiv me pistoletë elektrike. Më pas ai ndërron jetë në spital nga plagët.

Avokati i viktimës, të identifikuar si Jason Jones, tha se ai ishte shoqëruar në rajon pasi kishte refuzuar të largohej nga një lokal, edhe pse ishte në gjendje të dehur.

Në videon e piublikuar nga hetuesit shihet që Jones bën veprime të çrregullta brenda rajonit dhe pasi heq bluzat lyhet me dezinfektant. Në një moment, një prej efektivëve që po përpiqet ta ndalojë, e qëllon me pistoletë elektrike dhe Jones merr menjëherë flakë. Ngjarja ndodhi më 10 dhjetor, ndërsa pesë ditë më pas, 29-vjeçari ndërroi jetë në reanimacion.

Qendra Amerikane e Kontrollit të Sëmundjeve thotë se dezifektanti ka lëngje që marrin flakë, por mundësia që kjo të ndodhë nga një pistoletë elektrike është e pakët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu