Pandemia në shkolla, shtohet numri i nxënësve dhe mësuesve të infektuar

Publikuar më: 10/1/2022, ora 15:19

Pandemia në shkolla, shtohet numri i nxënësve dhe mësuesve të infektuar

Publikuar më: 10/1/2022, ora 15:19

Rreth 3.5% e mësuesve dhe 4% e nxënësve në rang vendi, munguan për shkaqe të ndryshme javën që kaloi në shkolla. Peshën kryesore të mungesave e zë pandemia, e cila me variantet e shtuara në qarkullim po prek edhe institucionet arsimore. Numri i të infektuarve është shtuar.

Shifrat në rritje i pranojnë edhe nxënësit, në klasat e të cilëve ka banka bosh dhe orë mësimi që nuk kryhen.

“4-5 shokë e shoqe që mungojnë. Kemi gati 10 veta që mungojnë, janë shtuar mungesat tani këto ditë, na mungojnë edhe mësuesit”, shprehen nxënësit.

Të shqetësuar nga situata janë edhe prindërit, ata që për disa ditë nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Nuk i kemi çuar këto ditë. Kemi merak, ndonëse i kontrollojmë herë pas here. Thonë fëmijët që kanë shokë të sëmurë”, shprehen prindërit.

Sipas Ministrisë së Arsimit, të njëjtat shifra janë matur edhe në janar të vitit të kaluar duke shtuar se situata është nën kontroll.

Teksa nuk flitet për masa të shtuara, infektimet në vend kanë nisur të rriten ndjeshëm pas hapjes së vendit për natën e ndërrimit të viteve.