Parashikimi i motit: 10 janar 2022

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 09:54

Parashikimi i motit: 10 janar 2022

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 09:54

Mot me reshje të herëpashershme, por sasi të pakta në të gjithë vendin; shi në zonat e ulëta dhe bregdetare, por dëborë në zonat malore, më e dendur në juglindje.

Vonë pasdite, moti përmirësohet në zonat perëndimore, por reshjet e dëborës do të vijojnë në zonat lindore edhe pas mesnatës.

Temperaturat e ajrit ulen me 2°C në të dyja vlerat ditore duke variuar nga -3°C në 13°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det nga drejtimi verilindor, deri vonë në mbrëmje, kur era forcohet në veri dhe qendër, duke ruajtur drejtimin nga verilindja e kontinentit.