Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Përvjetori i platintë i Elizabetës, pallati mbretëror publikon programin festiv

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 16:30 | Showbiz
Përvjetori i platintë i Elizabetës, pallati mbretëror

Festa në rrugë, një koncert me emrat më të njohur të muzikës, dhe mundësia për të parë nga afër banesat e Mbretëreshës Elizabeth. Të gjithë këto janë pjesë e planeve për të shënuar 70-vjetorin e monarkes britanike në fron, apo siç njihet, përvjetori i platintë.

Gjithçka do të kulmojë në një festë 4-ditore nga 2 deri në 5 qershor. Eventi i parë nisi këtë të hënë, me një konkurs për shpikjen e një pudingu të ri për të festuar sundimin e gjatë të Elizabetës. Finalistët do të gjykohen nga një panel ekspertësh, dhe receta fituese do të jetë e disponueshme për publikun gjatë drekave të jubileut të madh, në qershor.

“Mbill një pemë për përvjetorin”, do të jetë gjithashtu një iniciativë që do t’i kushtohet mbretëreshës. Elizabeta do të behet sundimtarja e parë britanike qe feston përvjetorin e platintë më 6 shkurt, por ashtu si edhe në përvjetorët e artë dhe të diamantë, java festive do të mbahet në qershor pasi vera ofron më shumë mundësi për mot të mirë. Ende është e qartë nëse  95-vjeçarja do të marrë pjesë në ceremoni, pasi gjatë tetorit u këshillua me disa javë pushim nga mjekët.

Me gjasë shumica e detyrave të jubileut do t’u ngarkohen pjesës tjetër të familjes, përfshirë trashëgimtarin e fronit, princin Charles dhe bashkëshorten e tij, dukeshën Kamila.

A2 CNN Livestream

Dita jonë