Presidenti i PE, David Sassoli shtrohet në spital në Itali

Publikuar më: 10/1/2022, ora 21:38
sassoli Presidentii Parlamentit Evropian 869x579

Presidenti i PE, David Sassoli shtrohet në spital në Itali

Publikuar më: 10/1/2022, ora 21:38

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndodhet i shtruar që prej 26 dhjetorit në një spital në Itali.

Mediat italiane, të cilat citojnë zëdhënësin e tij, raportojnë se shtrimi në spital ishte i nevojshëm për shkak të shfaqjes së një komplikacioni të rëndë nga mosfunksionim i sistemit imunitar, por pa dhënë më shumë detaje.

“Ky shtrimi në spital ishte i nevojshëm për shkak të një ndërlikimi serioz për shkak të një mosfunksionimi të sistemit imunitar”, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

Mësohet se të gjitha aktivitetet publike janë anuluar.

65-vjeçari Sassoli pësoi një rast të rëndë të pneumonisë në shtator gjatë një seance plenare të Parlamentit dhe u desh të shtrohej në spital. Ai u kthye në Itali për t’u rikuperuar, por pati një ndërlikim që e mbajti larg detyrave për pak kohë.