Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shpërthimi i (pa)kontrolluar në Durrës, dëme të shumta në godinën pranë pallatit të shembur

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 15:38 | Aktualitet

Shpërthimi i kontrolluar i një pallati në Durrës doli pak jashtë kontrollit, këtë të hënë. Banorët e pallateve përreth raportojnë për dëme të shumta në banesat e tyre, të shkaktuara nga rrëzimi i pallatit. Banorët e një pallati 5-katësh, fare pranë atij të shembur, kërkojnë vlerësim të dëmeve të shkaktuara në banesat e tyre.

A2 CNN ka mundur të sigurojë pamje të banesave që pretendohet se janë dëmtuar nga shembja e pallatit, ku shihen dritare të shkatërruara, mure të krisur dhe xhama të thyer. Në një tjetër banesë shihet sesi gërmadhat e pallatit të shembur janë futur deri në dhomat e familjeve.

Pallati i shembur ishte shpallur i pabanueshëm pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i nëntorit 2019. Për shembjen e tij u përdorën 20 kilogramë lëndë eksplozive, ndërsa janë hapur në trupin e tij 700 pika ku janë vendosur fitilat. Nga pamjet e momentit të shembjes, duket që pallati anon dhe rrëzohet shumë pranë godinës ngjitur me të, që sipas banorëve ishte vetëm 7-8 metra larg.

https://youtu.be/PPuNcnclpGU

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani