Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Skandali i publikimit të pagave, lirohen katër të arrestuarit

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 09:48 | Kronikë
Skandali i publikimit të pagave, lirohen katër të arrestuarit

Lirohen nga qelitë 4 të arrestuarit për skandalin e publikimit të pagave. Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitjeje për punonjësen e Tatimeve, Eni Qirjako, si dhe arrest shtëpie dhe pezullim detyre për tre personat e tjerë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi dyshohet se nxorën të dhënat, duke ia shitur subjekteve private.

Masat e sigurisë:

Eni Qirjako, “detyrim për paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”

Andi Agaraj, “arrest shtëpie”

Klodian Sota, “arrest në shtëpi”

Endri Ikonomi, “arrest në shtëpi”

Sipas prokurorisë, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj i shitën të dhënat e qytetarëve tek dy personat e tjerë të arrestuar Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Mësohet se Sota është përmbarues privat, ndërsa Ikonomi punon në një institucion financiar.

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit WeTransfer. Imeraj tha se në hetim është dhe dosja e patronazhistëve.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, ndërsa Agaraj në 6 raste ka shitur të dhënat në shuma që varionin nga 20 deri në 30 mijë lekë secila. E fundit është tabela me listëpagesat e muajit shtator të viti 2021.

* Në datë 21.10.2020 listë pagesat e muajit shtator 2020.

* Në datë 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020.

* Në datë 24.02.2021 listë pagesat e janarit 2021.

* Me datë 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars 2021

* Në datë 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021.

Prokuroria e Tiranës vendosi të sekuestrojë më 23 dhjetor serverin e AKSHI-t, ndërsa për publikimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë në gjendje të lirë, është proceduar dhe drejtori i IT së tatimeve, Ervin Muça.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu