Skandali me pagat, memorandum me kompaninë e huaj për ruajtjen e të dhënave të qytetarëve

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 19:39
publikimi i pagave skandali  1280x720

Skandali me pagat, memorandum me kompaninë e huaj për ruajtjen e të dhënave të qytetarëve

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 19:39

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë.

Ky memorandum bashkëpunimi vjen pas publikimit të pagave, me anë të një dokumenti që qarkulloi në ËhatsApp.

VENDIMI:

MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.