Superkupa e Italisë, Juventus me shumë mungesa përballë Interit

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 16:29
juventus superkupa 1209x720

Superkupa e Italisë, Juventus me shumë mungesa përballë Interit

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 16:29

Këtë mesjavë, e gjithë vëmendja e tifozëve italianë dhe jo vetëm është tek Superkupa e Italisë, Inter-Juventus. Një duel që premton spektakël dhe emocione, kjo nisur edhe nga rivaliteti dhe inatet që këto dy skuadra kanë prej kohësh në fushën e blertë.

Fitoret e fundit në kampionat kanë rritur dhe më shumë besimin në dy kampet, megjithatë, tekniku Massimiliano Allegri nuk ka shumë kohë të mendojë për atë triumf përballë Romës, pasi duhet të bëjë llogaritë që tani pa 3 lojtarë të rëndësishëm.

Federico Chiesa është emri i parë që do të mungojë në fushën e blertë. Dëmtimi i tij në “Olimpico” si dhe lotët e italianit u reflektuan tek çdo tifoz futbolli. Menjëherë pas ndeshjes, lojtari iu nënshtrua testeve mjekësore për të parë gjendjen e dëmtimit, por e sigurt është që ai nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës këtë të mërkurë. 

Lajmi i mirë për “Zonjën e Vjetër” është rikthimi i murit të mbrojtjes, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, ndërsa De Ligt, për shkak të kartonit të dytë të marrë me Romën, do të jetë një tjetër emër i skualifikuar.

Përveç tij, edhe Cuadrado ka shfaqur probleme muskulare dhe me shumë gjasa edhe sfida për të është e humbur. 

Nga ana tjetër, trajneri Simone Inzaghi buzëqesh, pasi i rikthehet Hakan Calhanoglu, ndërsa Sanchez vijon të mbetet jashtë fushë.

Supersfida Inter-Juventus do të luhet këtë të mërkurë, në orën 21:00, në stadiumin San Siro.