Vala Omicron: Një në dy fëmijë të sëmurë, pozitiv me koronavirus

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 15:34

Vala Omicron: Një në dy fëmijë të sëmurë, pozitiv me koronavirus

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 15:34

Përhapja me shpejtësi e variantit “Omicron” nuk po kursen as të vegjlit. Një në dy fëmijë që i drejtohen qendrave shëndetësore, rezulton i prekur me koronavirus.

Mjekët pediatër po përballen me fluksin më të madh të vizitave te moshat pediatrike që nga fillimi i pandemisë. Mjekët pediatër nuk përjashtojnë mundësinë e mbivendosjes së koronavirusit dhe virozave të stinës te disa fëmijë.

Megjithatë, shenjat e sëmundjes që i përcakton vetëm tamponi, nisin njësoj, temperatura shumë e lartë, bllokim i rrugëve të frymëmarrjes dhe kollë.

Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të jenë vigjilentë ndaj çdo shenje që shfaqin fëmijët dhe të mos i dërgojnë në kopshte e shkolla deri në shërimin e tyre  Ashtu si në të gjithë botën infektimet nga Omicron po shënojnë çdo ditë rekorde të reja dhe sipas ekspertëve, jemi vetëm në fillimin e valës nga ky mutacion.