Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“50% e europianëve do të infektohen me Covid brenda 2 muajsh”

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 13:44 | Bota
“50% e europianëve do të infektohen me Covid brenda 2

Më shumë se gjysma e qytetarëve europianë do të infektohen me variantin Omicron gjatë dy muajve të ardhshëm, nëse përhapja do të vijojë me ritmet aktuale. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në një konferencë për shtyp, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën tha se varianti përfaqësonte një "valë të re të furishme nga perëndimi në lindje" që po përfshinte kontinentin.

“50 nga 53 vendet e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore kanë raportuar raste me Omicron. Ai po bëhet shpejt dominues në Europën Perëndimore dhe po përhapet edhe në vendet e Ballkanit. Në këto nivele, Instituti i Vlerësimeve Statistikore parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do të infektohen me Covid-19, nga 6 deri në 8 javët e ardhshme”, tha Hans Kluge.

26 nga vendet e rajonit kanë raportuar se mbi 1 për qind e popullsisë së tyre po infektoheshin çdo javë dhe nga fillimi i vitit deri më 10 janar, janë regjistruar më shumë se 7 milionë raste të reja.

“Varianti Omicron përfaqëson një valë të re nga perëndimi në lindje që po përfshin rajonin. Reagimi i çdo vendi duhet të mbështetet te situata epidemiologjike, resurset në dispozicion, vaksinimi dhe konteksti socio-ekonomik. Rajoni ka raportuar mbi 7 milionë raste të reja në javën e parë të 2022”, shtoi Kluge.

Duke ju referuar të dhënave, Kluge shtoi se varianti është më i transmetueshëm dhe mund të infektojë edhe ata që e kanë kaluar sëmundjen apo që janë vaksinuar. Megjithatë, ai theksoi se vaksinat e aprovuara vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjes.

Ekspertët e OBSH-së thonë se pavarësisht të dhënave për rënie të agresivitetit, është ende herët për ta trajtuar valën Omicron si endemi, pasi ende nuk kemi transmetim të qëndrueshëm dhe parashikueshëm.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani