Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Albana Vokshi nuk njeh vendimin e Kryesisë: I vetmi organ legjitim i PD, Kuvendi i 11 dhjetorit

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 09:23 | Politikë
Albana Vokshi nuk njeh vendimin e Kryesisë: I vetmi organ legjitim i PD,

Albana Vokshi, përmes një statusi në rrjetet sociale, bën me dije se nuk e njeh vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, i cili e kishte vendosur në listën e të përjashtuarve, përkrah Sali Berishës dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit Rithemelues të PD-së.

Deputetja demokrate deklaron se nuk e përjashtojnë dot një grup personash që nuk kanë lidhje me PD-në. Sipas Vokshit, i vetmi organ legjitim në parti është Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022.

“Nga PD-ja nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD-së në të cilin unë jam anëtare. Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD-së, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD-së në referendumin e datës 18 dhjetor 2022", shkruan Vokshi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë