Basha përjashton përgjithmonë Berishën nga Partia Demokratike

Publikuar më: 11/1/2022, ora 07:56

Basha përjashton përgjithmonë Berishën nga Partia Demokratike

Publikuar më: 11/1/2022, ora 07:56

Në mbledhjen që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi përjashtimin nga partia të liderit historik të kësaj force politike Sali Berishës dhe 8 prej mbështetësve të tij.

Në mesin e të përjashtuarve janë edhe deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi, si dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.

Përjashtimet e këtyre emrave me peshë jo të vogël në Partinë Demokratike erdhën pas protestës së 8 janarit.  

Në njoftimin zyrtar të PD theksohet se organizatorët vunë në rrezik jetën a personave që ishin në ambientet e brendshme të godinës dhe shkatërruan selinë qendrore të partisë me ndihmën e individëve me rekorde kriminale.

Më të njëjtin motivacion, Kryesia e PD vendosi edhe për pezullimin e 19 përkrahësve të tjerë të Sali Berishës, mes tyre deputetët Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

Sipas njoftimit të PD, ata do qëndrojnë të pezulluar deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;
Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;
Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;
Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përçarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:

Sali Berisha

Flamur Noka

Edmond Spaho

Albana Vokshi

Bujar Nishani

Arben Ristani

Grigels Muçollari

Keltis Kruja

Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

Agron Shehaj

Aldo Bumci

Belind Këlliçi

Blendi Himçi

Clirim Gjata

Edi Paloka

Edith Harxhi

Eno Bozdo

Ervin Minarolli

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Gent Strazimiri

Ivi Kaso

Ledina Mandija

Lorenc Luka

Luan Baçi

Mimoza Hajdrmamataj

Oerd Bylykbashi

Tritan Shehu