Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Basha shkarkoi dhe pezulloi kundërshtarët, Vokshi: Përpjekje për të sfumuar dhunën e 8 janarit

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 13:32 | Politikë
Basha shkarkoi dhe pezulloi kundërshtarët, Vokshi: Përpjekje

Vendimin e Lulzim Bashës për të shkarkuar dhe pezulluar kundërshtarët e tij, Albana Vokshi e ka parë si një tentativë të tij për të sfumuar dhunën e ushtruar ndaj demokratëve në protestën e 8 janarit, përpara selisë së Partisë Demokratike.

Kryetarja në detyrë e LDG përsëriti se nuk e njeh vendimin e Kryesisë së shkarkuar më 11 dhjetor. Sipas saj, i vetmi organ legjitim në PD, tashmë është vetëm Komisioni për Rithemelimin.

“Lulzim Basha, zyrtarisht, është i shkarkuar nga Kuvendi me 4400 vota dhe më pas vendimi për shkarkimin u ratifikua nga referendumi me mbi 44 mijë vota. Se kush u mblodh në ilegalitet në mes të natës një grup njerëzish që nuk kanë lidhje me demokratët, unë nuk e di. Këto janë vendime ilegjitime. Organi i vetëm legjitim pas 11 dhjetori është Komisioni për Rithemelimin, çdo grupim tjetër që do të mbajë karrigen e Lulzim Bashës janë nul. Askush nuk më përjashton dot nga PD-ja. Kam qenë në ditë të mira dhe të këqija dhe në ato ditë kur Basha nuk ka qenë. Mua më kanë votuar demokratët, jam me ta në bazë. Sovrani vendos, demokracia është votë. Kanë vendosur demokratët për shkarkimin e Bashës. Dhe ata që janë shkarkuar nuk më shkarkojnë dot mua dhe kolegët e tij.

Nuk kam kohë të merrem me Intrigat e Bashës as me tentativat për përçarje. Të gjithë anëtarët e Komisionit e kanë konsideruar nul vendimin e shoqatës që do të marrë peng PD-ja. E vetmja gjë që do të bëjë shoqata e Bashës është përpjekja për të fshehur gjurmët e dhunës në protestën e 8 janarit. Ai po mundohet të sfumojë dhunën ndaj anëtarëve që kanë sakrifikuar për Lulzim Bashën. Ai urdhëroi policinë për të ushtruar dhunë ndaj këtyre”, u shpreh Vokshi në A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani