Bora përfshin qarkun e Korçës, temperatura deri 11 gradë nën zero

Publikuar më: 11/1/2022, ora 10:16
Untitled collage 17 1280x720

Bora përfshin qarkun e Korçës, temperatura deri 11 gradë nën zero

Publikuar më: 11/1/2022, ora 10:16

Kanë vijuar dhe gjatë natës së të hënës dhe orëve të para të mëngjesit të së martës reshjet e borës në qarkun juglindor të Korçës.

Sipas informacioneve, në zonën e Dardhës ka rreth 25 cm borë dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë vetëm nga kilometri i 11 deri në të 14-in.

Aksi i Voskopojës kalohet pjesërisht me zinxhirë. Trashësia e borës në këtë zonë varion 7-10 cm.

Aktualisht, në zonat malore temperaturat kanë arritur më tepër se minus 11 gradë, ndërkohë që policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të tregojnë kujdes dhe të përdorin zinxhirë dhe gomat e dimrit.