“Ejani në ndeshje me makina personale”, Premier League eliminon udhëtimet e ekipeve me autobus

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 16:46
cristiano makine 1280x715

“Ejani në ndeshje me makina personale”, Premier League eliminon udhëtimet e ekipeve me autobus

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 16:46

Futbollistët e Premier League nuk do të udhëtojnë më me autobus, por do të duhet të paraqiten për ndeshjet e radhës me makinat e tyre personale.

Ndërkohë, skuadrat që shkojnë në transfertë me avion, do të duhet të testojnë futbollistët përpara nisjes së fluturimit.

Kjo lëvizje e drejtuesve të futbollit anglez bëhet për të shmangur infektimet me variantin e ri të Covid-19, Omicron.

Vetëm në javën e kaluar, në Premier League janë regjistruar 72 raste të reja.