Fëmijët me Omicron, Kuli: 10 të shtruar në spital, pjesa më e madhe trajtohen në shtëpi

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 15:56

Fëmijët me Omicron, Kuli: 10 të shtruar në spital, pjesa më e madhe trajtohen në shtëpi

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 15:56

Rritja e infektimeve te fëmijët me Omicron nuk po shkakton forma të rënda. Për fat të mirë, pjesa më e madhe e tyre po e kalojnë në shtëpi dhe pa komplikacione.

Në pavionin Covid të Pediatrisë janë të shtruar vetëm 10 të mitur, asnjë i moshës shkollore.

“Numri i fëmijëve ambulatorë, është i rritur ka frekuencë të rritur edhe në kopshte e çerdhe por kanë forma të lehta që trajtohen në kushte shtëpie. Kemi 10 fëmijë të shtruar, në gjendje të mesme me bronkopneumoni. Mosha të vogla që infeksionin pulmonar e kalojnë me vëhstirësi pro të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën”

Edhe pse Omicron po përhapet me shpejtësi te fëmijët e moshave shkollore, Ekspertët e Komitetit Teknik deklarojnë se nuk do të ketë mbyllje masive të institucione arsimore, të paktën deri tani.

“Çdo gjë do të bëhet jo masive por individuale siç ka pasur deri tani do të ketë edhe mbyllje në grupe të vogla, karantimi apo klasa që mund të ketë një mumër të madh fëmijësh. Bëjmë thirrje për kontingjentin që është target për vaksinimin të vaksinohen”.

Gjeorgjina Kuli, shefe e infektivit të pediatrisë  rekomandon vaksinimin e fëmijëve me probleme shëndetësore, ndërsa pranon se marrja e dozave nga kjo kategori ka qenë shumë e ulët.