Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kryesia thërret kongresin, priten ndryshime statutore në PS. Riorganizohet dhe FRESSH

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 15:37 | Politikë
Kryesia thërret kongresin, priten ndryshime statutore në PS.

Kryeministri Rama mëngjesin e së martës, mblodhi në seli kryesinë e Partisë Socialiste, ku u caktua dhe mbledhja e Kongresit Kombëtar, më 29 janar. Në këtë kongres, pritet të votohet për ndryshimet statutore. 

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin Kombëtar më 29 janar, ku pritet të votohen nga delegatët dhe ndryshimet statutore. Vendimi u mor, këtë të martë, në mbledhjen e kryesisë së partisë.

“Arsyeja është përcaktimi i objektivave për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes”.

Në mbledhjen e kryesisë, vëmendje mori dhe organizata rinore FRESH, e cila këtë 15 janar shënon 30-vjetorin e krijimit të saj.

“Do të bëjmë ndryshime, riorganizim total i FRESHI-t, pasi ne synojmë që të rinjtë të jenë lesh e të jenë presh”.

Partinë Socialiste nuk e cilësoi të pagabueshme, por para mediave, Rama bëri diferencën e saj me atë kundërshtare.

“Ne problemet i kemi me qytetarët, ata me njëri-tjetrin”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani