Kurti: FSK, gati për përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha

Publikuar më: 11/1/2022, ora 14:03

Kurti: FSK, gati për përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha

Publikuar më: 11/1/2022, ora 14:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK në Gjilan. Aty tha se ushtria e vendit është gati për të marrë përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha. Ndërsa premtoi modernizimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saja duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra edhe më të mëdha. Ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje dhe armatim, ashtu edhe në kushtet e shërbimit”.

Shefi i qeverisë kërkoi që FSK të përgatitet për sfidën e radhës. “Sfida e radhës “Defender Europe 2023” do t’ju gjejë, edhe më mirë, edhe më të përgatitur. Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni se Ushtria e Kosovës është ushtri e trajnuar dhe disiplinuar mirë dhe e sukseseve”.

Konfirmoi se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i shumë brezave ndër vite. “Ju, Ushtria e Kosovës jeni, edhe ëndrra, edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë. Ju me shërbimin tuaj fisnik përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun”. Në këtë vizitë, Kurtin e shoqëroi dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili nuk iu drejtua ushtarakëve.