Lagjet karakteristike në Gjirokastër, me kanale të hapura dhe mungesë uji

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 13:32

Lagjet karakteristike në Gjirokastër, me kanale të hapura dhe mungesë uji

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 13:32

Kështu janë katandisur punimet për rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit në lagjen Varosh të Gjirokastrës.

Këto punime duhej të mbylleshin që në gusht të vitit të kaluar. Por ato jo vetëm që nuk janë mbyllur, por e kanë kthyer këtë lagje me një pamje aspak të këndshme, as për banorët dhe aq me pak për vizitorët.

Dhe sikur të mos mjaftojë kjo gjendje ku është katandisur, këtyre banorëve prej disa ditësh nuk u vjen më ujë i pijshëm në çezmat e tyre. Dhe aty ku shkon, është mjaft i ndotur.

Prej gati 2 vitesh të gjitha kalldrëmet karakteristike të Gjirokastrës janë dëmtuar si pasojë e shtrimit të linjës së re të ujësjellësit, ndërsa paralajmërimet dhe penalitetet e bashkisë ndaj firmës duket se nuk e kanë zgjidhur situatën.

Dëmet janë tepër të konsiderueshme edhe sa i takon humbjes së identitetit të infrastukturës që karakterizon qytetin e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.