Makina përplas këmbësorin, aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 22:51
policia naten aksident plagosje 868x579

Makina përplas këmbësorin, aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 22:51

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik.

Policia njofton se “një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.