Merkato e dimrit, Bitri rikthehet te Partizani, poston foto me fanellën e kuqe

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 11:34
MB BITRI TEK PARTIZANI frame 0 1280x720

Merkato e dimrit, Bitri rikthehet te Partizani, poston foto me fanellën e kuqe

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 11:34

Merkatoja e dimrit ka nisur me ritme të shpejta në Kategorinë Superiore. Një nga emrat më të diskutuara te Partizani si Eneo Bitri është rikthyer në familjen e kuqe.

Lajmin e bëri publike vetë lojtari kur ripostoi një foto me fanellën e kuqe dhe me mbishkrimin ‘’bitri u kthye”. Tani më pritet vetëm zyrtarizimi i klubit për arritjen e marrëveshjes.

Futbollisti 27-vjeçar refuzoi dhe shumë oferta të tjera si brenda dhe jashtë vendit për t’i dhënë dorë Partizanit, skuadër e cila duket shumë larg pritshmërive këtë sezon.