Ndërron jetë tragjikisht futbollisti në një aksident rrugor

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 11:48
NDERRON JETE FUTBOLLISTI TURK frame 32 1280x720

Ndërron jetë tragjikisht futbollisti në një aksident rrugor

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 11:48

Një lajm tragjik tronditi botën e futbollit turk. Futbollisti i Konyasporit, Ahmet Calik, ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor me makinën e tij.

Shkaku nuk dihet akoma, por autoritet turke dyshojnë se lojtari ishte duke udhëtuar me një shpejtësi përtej normave të lejuara.

Mësohet se 28-vjeçari ishte vetëm në makinën e tij në momentin e aksidentit dhe ishte nisur për të pushuar dy ditë pranë familjes së tij.

Nga përplasja e madhe mjeti i lojtari është përmbysur dhe rrotulluar disa herë, ndërsa futbollisti ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ahmet Calik ka veshur më parë dhe fanellën e Gallatasarajt, ndërsa në verën e 2022 u trasferua te skuadra e Konyasporit.