Nga bunkerët e Hitlerit te nëndetëset bërthamore, vendet e “turizmit të errët” në botë

Publikuar më: 11/1/2022, ora 11:35

Nga bunkerët e Hitlerit te nëndetëset bërthamore, vendet e “turizmit të errët” në botë

Publikuar më: 11/1/2022, ora 11:35

“Atlas of Dark Destinations” (Atlasi i Destinacioneve të Errëta), është një libër i veçantë, i cili përshkruan dhe liston mbi 300 vende në 90 shtete, të konsideruara si “Site të turizmit të errët”. Autori dr. Peter Hohenhaus shpjegon se “turizmi i errët” është një mënyrë për të mësuar më shumë rreth historisë. “Vetëm mendoni për këtë: nëse keni vizituar ndonjëherë një muze përkujtimor ose keni qëndruar pranë varrit të një personi të famshëm, atëherë edhe ju keni vizituar një vend të turizmit të errët”, thotë ai.

Atlasi rendit vende, muze, varre, mbetje arkeologjike, tunele apo bunkerë, duke u vendosur edhe “vlerësimet e errëta” me pikë nga 1 në 10. Fotogaleria e mësipërme rendit vetëm disa prej këtyre vendeve që shpjegohen me detaje në vepër.