Pandemia në Shqipëri, dhjetëfishim rastesh brenda 10 ditëve

Publikuar më: 11/1/2022, ora 18:07
omicron 1280x720

Pandemia në Shqipëri, dhjetëfishim rastesh brenda 10 ditëve

Publikuar më: 11/1/2022, ora 18:07

Rastet e reja me koronavirus në vendin tonë pothuajse janë dhjetëfishuar në më pak se 10 ditë.

Në 2 janar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rezultuan pozitivë 179 persona, ndërkohë që ditën e sotme u regjistruan plot 2177 persona të prekur me Covid-19.

Një shifër e tillë regjistrohet për herë të parë në vendin tonë, duke treguar se Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullsinë, madje edhe te fëmijët.

Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105% më i transmetueshëm sesa Delta, sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve francezë. Por, lajmi i mirë vjen nga Universitetit i Uashingtonit, studiuesit e të cilit parashikojnë se Omicron do të shkaktojë 99% vdekje më pak nga paraardhësi i tij Delta. Shkencëtarët gjithashtu vlerësojnë se përhapja e gjerë e Omicron mund të ndërtojë shumë më herët imunitetin e tufës, duke sjellë për rrjedhojë përmirësimin e emergjencës shëndetësore që mban të mbërthyer botën prej dy vitesh.