PD reagon pas akuzave të presidentit: Meta të qëndrojë larg selisë blu. Koha kur PD ishte mburojë e tij ka përfunduar

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 17:16
meta basha ne presidence 15 korrik 4 780x579

PD reagon pas akuzave të presidentit: Meta të qëndrojë larg selisë blu. Koha kur PD ishte mburojë e tij ka përfunduar

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 17:16

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta, akuzoi në mediat maqedonase kreun demokrat Lulzim Basha, për situatën në Partinë Demokratike, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i selisë blu. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat PD i bën thirrje presidentit të qëndrojë larg selisë së PD, duke theksuar se “ koha kur PD përdorej si mburojë nga Meta ka mbaruar më 9 shtator, kur PD u distancua nga Berisha”.  Ndërhyrja e Metës për PD sikurse Rama tregon për trekëndëshin  Berisha-Rama-Meta. PD thekson se pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat

Reagimi i PD

Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.