Përmbyset kamioni në urën e Matit, bllokohet qarkullimi

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 16:21
kamioni 1280x720

Përmbyset kamioni në urën e Matit, bllokohet qarkullimi

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 16:21

Një kamion i tonazhit të lartë është përmbysur në urën e Matit, për shkak të erës së fortë që fryn në segmentin rrugor Lezhë- Milot, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kamioni është mënjanuar në mes urës, duke shkaktuar bllokimin e këtij segmentit dhe radhë të gjata disa kilometra.

Autoritetet po udhëzojnë drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugën e vjetër, deri në zhbllokimin e këtij aksi rrugor, i cili vazhdon që të jetë i pakalueshëm dhe me gjasa zhbllokimi i saj kërkon disa orë.