Pezullimi nga PD, Baçi: Vendim absurd dhe qesharak i Bashës, nuk ka kompetenca

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 20:43

Pezullimi nga PD, Baçi: Vendim absurd dhe qesharak i Bashës, nuk ka kompetenca

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 20:43

Vendim paradoks dhe qesharak në kufijtë të absurdes e ka cilësuar deputeti Luan Baçi përjashtimin e  Sali Berishës dhe mbështetësve të tij nga PD si edhe pezullimin e tij dhe 19 përkrahësve të tjerë të Berishës. Në studion e Debatit me Alba Alishanin ai tha se veprimet e Lulzim Bashës janë të dëshpëruara.

 “Ka pezullim si anëtar i PD, jo nga grupi parlamentar masat e marr nga Basha janë paradoks i vërtetë në kufijtë e qesharakes. Veprimet e Bashës të dëshpëruara dhe nuk e kuptoj dot pse ngul këmbë kur realiteti është i ndryshëm dhe ia jep vetë anëtarësia e PD”.

Sipas Baçit, ky është një blof i Bashës dhe shumë nga anëtarët e kryesisë kanë ngritur thjesht dorën, për këto vendime, pasi kanë  ngecur në atë pozicion neutral dhe nuk mund të dalin.  

“Është një blof i Bashës se nuk ka autoritetin e kompetencat që të marrë kompetenca të tilla është një show mediatik për të tërhequr opinionin dhe masat i bën publike vetëm në media dhe jo në degët e PD. Merr vendime e mbledh një kryesi pa pyetur fare, vetëm me ngritje dore. Me disa anëtarë kryesie kam folur atë ditë dhe më kanë thënë që veprimet e tij kanë qenë paradoksale, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Një pjesë e tyre kanë ngecur në atë pozicion dhe nuk mund të dalin dhe duhet të mirëkuptojmë këdo që është aty dhe vazhdojnë të rrinë në neutralitetin e tyre dhe presin të shohin si do të shkojë kjo histori”.

Ai i bëri apel Bashës që të ulet me bazën dhe të përballet dhe të dëgjojë demokratët.

“Basha le të dalë në bazë unë e kam ftuar shumë herë në Fier. PD kishte festën, themelimin e degës ne organizuar, një takim madhështor, Basha pse nuk erdhi në këtë festë. Nuk përballet dot me demokratët. Kam bërë ftesë publike për Bashën e Berishën në atë festë. Kishte pjesëmarrje, një festë kur zyrat e PD në fier qëndrojnë të mbyllura nga një vendim absurd i Bashës që i mbajnë të mbyllur”.

Baci nuk mohoi edhe përgjegjësinë e tij për situatën ku ndodhet sot PD, por gishtin e drejtoi nga Basha.

“Fjala ndarje nuk më pëlqen por ka mendime të ndryshme e skepticizëm, mjegull e paqartësi te demokratët. Një situatë e sikletshme, aspak e këndshme. Ndihem i trishtuar dhe përgjegjës për këtë situatë, por që ka ardhur nga veprimet e Bashës”.