Projekti i ri, sporti në shkolla dhe universitete

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 16:45

Projekti i ri, sporti në shkolla dhe universitete

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 16:45

Pesë milionë euro fond për sportin në shkolla dhe universitete. Projekti i ri që do të drejtohet nga Komiteti Olimpik me fondet e qeverisë, ka në dispozicion shifrën më të lartë të akorduar ndonjëherë në Shqipëri.

Synimi është formimi i më tepër se 750 ekipeve sportive në basketboll dhe volejboll për meshkuj e femra, me afro 16 000 nxënës të përfshirë.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) do të organizojë dhe aktorët e përfshirë në projekt në të gjitha nivelet.

Duke kërkuar kthimin e vëmendjes nga fëmijët dhe të rinjtë, kryeministri Edi Rama i tërhoqi veshin bashkive, që gjatë dekadave të fundit kanë shpenzuar paratë e taksave për ekipet e futbollit.