Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Prokuroria kërkon lirimin e të arrestuarve në protestën te PD, kosovarët e prangosur mohojnë akuzat

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 12:19 | Kronikë
Prokuroria kërkon lirimin e të arrestuarve në protestën te

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë lirimin nga qelia të 34 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit tek selia e Partisë Demokratike. Përballja e tyre me gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë është planifikuar të zhvillohet në orën 10:00 të së mërkurës, ndërsa kërkesa e prokurorisë ka mbërritur në gjykatë.

Burime pranë prokurorisë konfirmuan se në materialin e depozituar kërkohet caktimi i masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për 5 prej të arrestuarve dhe masa e “detyrimit për paraqitje” për 29 të tjerë. Referuar hetimit, 11 prej të arrestuarve janë mbështetës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa 23 të tjerët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Mes personave për të cilët do të kërkohet izolim në shtëpi ka edhe nga të arrestuarit nga Kosova.

Sipas prokurorisë, policia e Tiranës është angazhuar për protestën pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për mundësinë e episodeve të dhunshme. Njëkohësisht, një ditë para protestës në komisariatin digjital është bërë një denoncim, ku flitej për praninë e personave të armatosur brenda selisë së PD. Në të njëjtën ditë, thuhet në dosje, në rrjetet sociale qarkulloi një foto me shtatë persona të veshur me të zeza me fytyra të mbuluara, e pretenduar si e shkrepur brenda selisë blu. Prokuroria ka individualizuar veprimet e paligjshme të secilit prej të arrestuarve, referuar deklarimeve të marra nga personat e pranishëm në protestë, si edhe nga këqyrja e pamjeve filmike të protestës.

Por gjatë deklarimeve të dhëna para hetuesve, 5 arrestuarit nga Kosova kanë mohuar të kenë qenë në protestë. Ata kanë pretenduar se kanë qenë në Shqipëri, me qëllim për të shoqëruar në Rinas një të afërm që do të udhëtonte drejt Norvegjisë. Qëndrim mohues kanë mbajtur edhe të arrestuarit që gjatë protestës kanë qenë brenda selisë së PD.

Mbi të arrestuarit e protestës rëndojnë akuzat e “shkatërrimit të pronës”, “prishjes së qetësisë publike”, “shkelja se rregullave mbi lëndët plasëse” dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit e armëve të ftohta. Prokuroria e Tiranës po heton në tri pista kryesore, dhunën e kryer nga protestuesit drejt godinës së PD, përdorimi i lëndëve të panjohura nga brenda ndërtesës drejt protestuesve, si edhe mbajtja e sendeve të paligjshme nga pjesëmarrësit në protestë.

https://youtu.be/ordFbDYcBIA

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani