Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shpejtësi dhe saktësi, Broja shënon golin e radhës në Premier League

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 22:00 | Futboll

Armando Broja nuk ndalet në Premier League. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë të ekipit, në ndeshjen që Southampton luajti ndaj Brentford, e vlefshme për javën e 20 të kampionatit.

Broja finalizoi një kundërsulm fantastik, duke e marrë topin nga mesfusha dhe i vetëm mposhti portierin kundërshtar me shumë qetësi.

Ky është goli i pestë i Brojës në Premier League, duke u bërë futbollisti më i ri në këtë kampionat që shënon 5 apo më shumë gola (20 vjeç e 123 ditë).

Southampton fitoi me rezultatin 4-1.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani