Shtohet fluksi për teste të shpejta pas festave, 30% e qytetarëve pozitivë

Publikuar më: 11/1/2022, ora 16:18

Shtohet fluksi për teste të shpejta pas festave, 30% e qytetarëve pozitivë

Publikuar më: 11/1/2022, ora 16:18

Pas festave të fundvitit, në qendrat shëndetësore ka një fluks të shtuar qytetarësh për kryerjen e testeve të shpejta. Qarkullimi i varianteve të Covid-19 por edhe prania e gripit stinor i ka bërë qytetarët konfuz. Shenjat simptomatike janë të njëjtat, por fjalën e fundit e presin nga kryerja e testeve.

Fluksin në rritje e pranojnë edhe mjekët e familjes. Kryera e sa më tepër testeve thonë se i ndihmon edhe ata për trajtimin e pacientëve. “Pas kalimit të festave është dyfishuar kërkesa për bërjen e tamponëve. Pacientët janë shtuar, me viroza, por edhe simptoma të Covid-19. Me kollë, temperaturë, predominon dhimbja e fytit. Ne bëjmë 90-100 apo edhe më shumë teste në ditë, kur kemi mbi 30% që dalin pozitiv”, thotë Besar Hysi, drejtor i Qendrës Shëndetësore nr.6.

Vonesat e mundshme për kryerjen e testeve, mjekët ja lënë fluksi të lartë të kërkesave. Edhe në këtë situatë aktuale, mjekët thonë se trajtimi i pacientëve po bëhet me vitamina dhe antiviral ndërsa antibiotikët thuajse i kanë shmangur nga përdorimi.

Një vit nga nisja e procesit, Shqipëria vijon të ketë një nivel të ulët vaksinimi duke u renditur e parafundit në Rajon. Sot, vendi ka rezerva të mjaftueshme vaksinash, por mungojnë ata që duan të vaksinohen.