Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sorina Koti: Prisja të isha mes të përjashtuarve, Basha bëri vetëvrasje politike

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 15:28 | Politikë
Sorina Koti: Prisja të isha mes të përjashtuarve, Basha bëri

Deputetja Sorina Koti është nga të paktët në Partinë Demokratike që ka marrë pjesë në të dy kuvendet e zhvilluar nga kjo forcë politike, më 11 dhe 18 dhjetor. Ajo gjithashtu ishte në krah të Berishës më 8 janar, teksa protestuesit përpiqeshin të futeshin brenda selisë së partisë. Por në vendimin e marrë këtë të martë, ajo nuk figuronte as mes të përjashtuarve, as mes të pezulluarve.

“E kam ndjerë veten të shokuar kur kam lexuar emrat. Prisja që parimisht të isha edhe unë me kolegët e mi, pasi ndajmë të njëjtë kauzë dhe të njëjtën ndjesi për zotin Basha”, tha Koti në një prononcim për A2 CNN.

Ajo shtoi se pavarësisht vendimeve, të përjashtuarit do të mbeten pjesë e PD. “Nuk të bën tesera aktivist të një force politike, por mjafton zëri yt dhe qëndrimi sa më afër anëtarëve që të kanë votuar. Nuk të bën pjesë të opozitës kartoni. Ne jemi deputetë të kësaj force sepse na kanë votuar qytetarët, pavarësisht sistemit zgjedhor, por kemi marrë votëbesimin brenda forcës sonë politike. i dënoj me force qëndrimet janë mbajtur gjatë mbledhjes së kryesisë. Të përjashtosh deputetë e themelues të partisë, do të thotë që ke bërë vetëvrasje politike. Secili nga ne nuk është thjesht një emër, por kemi pas ata që na kanë votuar në parlament”.

Ajo shtoi se mbështetësit e Berishës nuk do të krijojnë një parti të re, por do të vijojnë të jenë pjesë e Partisë Demokratike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë