Tenisti, në mes të ndeshjes: E sigurt, jam me Covid

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 19:47
tomic 1280x720

Tenisti, në mes të ndeshjes: E sigurt, jam me Covid

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 19:47

Bernard Tomic u eliminua që në raundin e parë paraeliminator të “Australian Open”, pasi u mund nga rusi Roman Safiullin në dy sete, 6-1 dhe 6-4.

Por, lajmi në këtë përballje ishte se australiani i tha arbitres së ndeshjes se ishte me koronavirus.

Në një nga pushimet e sfidës, Tomic u pa shumë i lodhur dhe mati pulsing. Në atë kohë, iu drejtua brazilianes Aline Da Rocha Nocinto dhe i tha se ndihej keq.

“E sigurt që jam me Covid, për dy ditë do të dal pozitiv. Nëse nuk dal, të ftoj për darkë; nëse dal pozitiv, do të më ftosh ti. Nuk e kuptoj si nuk na bëjnë PCR-në. Na lejojnë të luajmë me testin e shpejtë që e bëjmë vetë, në dhomën e hotelit”, tha Tomic.