Tërmet 6.5 Rihter në Qipro

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 09:39
termet lajm i fundit 1024x576 1

Tërmet 6.5 Rihter në Qipro

Përditësuar më: 11/1/2022, ora 09:39

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm në Follorinë, një lëkundje sizmike edhe më e fortë është regjistruar në rajonin e Qipros.

Sipas Qendrës për Monitorimin Sizmik në Europë dhe Mesdhe, tërmeti me magnitudë 6.5 Rihter u regjistrua rreth orës 03:00 në Qipro, 100 km larg qytetit të Limasolit.

Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar, por qytetarët e kanë kaluar natën jashtë dhe në makina nga paniku.