“12 000 viktima në Shqipëri nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë reagon për raportin e “The Economist”

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 17:55
koronavirusi ne shqiperi foto te reja lsa a2 cnn news lajme covid pandemia 2 821x579

“12 000 viktima në Shqipëri nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë reagon për raportin e “The Economist”

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 17:55

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagoi pas raportit të “The Economist”, që thonte se “bilanci real i pandemisë në vendin tonë është rreth 12 000 viktima”.

“Garantojm qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë. Artikulli i “The Economist”, të cilin Partia Demokratike e lexon dhe interpreton në mënyrë të shtrembër, siç ka bërë gjatë gjithë kohëzgjatjes së pandemisë, referon një përllogaritje (estimate) të fataliteteve shtesë. Sipas kësaj përllogaritje, në të gjithë Botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 dhe pasojave të tij, vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fataliteteve të raportuara nga Covid-19 (nga rreth 5.5 milion fatalitete në botë, vdekshmëria shtesë si pasojë e COVID-19 vlerësohet të jetë rreth 19.1 milion). Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore”, lexohet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sipas raportit të “The Economist”, vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnia dhe Herzegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria. Shprehim keqardhjen për “vallen e vdekjes” që vazhdon të heqë Partia Demokratike, tek këmbëngul me shifrat e fataliteteve të pandemisë. Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it”, shtohet në reagim.