A ka Kina covid? Realiteti ndryshe nga raportimet zyrtare

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 11:10

A ka Kina covid? Realiteti ndryshe nga raportimet zyrtare

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 11:10

Prej muajsh të tëra Kina “krenohet” se e ka vënë në kontroll koronavirusin dhe shpeshherë raportohet se sapo shfaqet ndonjë rast infektimi, një qytet i tërë miliona banorësh vendoset në izolim për të shmangur përhapjen e virusit.

Por mesa duket realiteti është krejt ndryshe dhe situata në Kinë nuk është aq e bardhë sa prezantohet nga burimet zyrtare të vendit komunist.

Në disa video të përhapura në rrjetet sociale që janë bërë menjëherë virale në rrjet, shihen vargje të gjata kontejnerësh, të cilat mendohet se strehojnë personat e infektuar me koronavirus.

Në to shihen dhe dhjetëra njerëz të veshura me kostume kirurgjikale, të cilët iu shërbejnë personave të infektuar.

Edhe pse vendi komunist shprehet se po përpiqet të “zhdukë” totalisht virusin, me variantin e ri Omicron strategjia “zero covid”, është e pamundur pavarësisht masave drakoniane që mund të ketë ndërmarrë vendi.