“Basha ik” edhe në gjykatë, të arrestuarit e 8 janarit njihen sot me masën e sigurisë

Publikuar më: 12/1/2022, ora 10:55

“Basha ik” edhe në gjykatë, të arrestuarit e 8 janarit njihen sot me masën e sigurisë

Publikuar më: 12/1/2022, ora 10:55

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës përballja gjyqësore e 34 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Ata janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale dhe në seancën e sotme pritet të njihen me masën e sigurisë.

Në kërkesën e depozituar të martën në gjykatën e kryeqytetit lidhur me caktimin e masës së sigurisë, prokuroria ka kërkuar lënien në arrest shtëpie për 5 nga personat e arrestuar, ndërsa për 29 të tjerë kërkohet masa detyrim paraqitje.

Mes personave të ndaluar dhe të pranishëm në sallën e gjyqit është edhe reperi Stresi, i cili nuk ka hezituar të thërrasë “Basha ik” edhe përballë gjykatës.

Seanca po ndiqet edhe nga një grup deputetësh të PD.