Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Basha ik” edhe në gjykatë, të arrestuarit e 8 janarit njihen sot me masën e sigurisë

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 10:55 | Politikë

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës përballja gjyqësore e 34 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Ata janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale dhe në seancën e sotme pritet të njihen me masën e sigurisë.

Në kërkesën e depozituar të martën në gjykatën e kryeqytetit lidhur me caktimin e masës së sigurisë, prokuroria ka kërkuar lënien në arrest shtëpie për 5 nga personat e arrestuar, ndërsa për 29 të tjerë kërkohet masa detyrim paraqitje.

Mes personave të ndaluar dhe të pranishëm në sallën e gjyqit është edhe reperi Stresi, i cili nuk ka hezituar të thërrasë “Basha ik” edhe përballë gjykatës.

Seanca po ndiqet edhe nga një grup deputetësh të PD.

https://a2news.com/2022/01/12/pd-tre-prej-te-perjashtuarve-nga-partia-organizuan-ne-detaje-dhunen-ne-seli/
https://a2news.com/2022/01/11/basha-perjashton-pergjithmone-berishen-nga-partia-demokratike/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli