Çepani: Kontrollet dhe bashkëpunimi me biznesin luftojnë informalitetin

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 22:02

Çepani: Kontrollet dhe bashkëpunimi me biznesin luftojnë informalitetin

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 22:02

Kontrolle të vazhdueshme dhe bashkëpunim me biznesin janë këto dy mënyrat për të luftuar informalitetin në vend, sugjeron përfaqësuesja e Shoqërisë Civile Edlira Çepani. Në studion e A2 Business, ajo theksoi se duhet të krijohet një sistem që lufton në thelb informalitetin dhe jo raprezalje për të mbushur buxhetin me gjoba.

“Të kuptojmë çfarë duam duam. Task forcë të mbushim buxhetin me ca gjoba të shpejta apo të bëjmë një sistem që e lufton informalitetin në thelb. Nëse ne bëjmë raprezalje kjo nuk sjell ndryshime në sistem dhe ndryshimet janë të rëndësishëm  dh e ka dy mënyra; njëra përmes kontrolleve të vazhdueshme, dhe bashkëpunimi. Pra si është e mundur që një deputet me rrogë 1.5 milion lekë i lejon vetes një rrogë 8 mijë euro”.

Sipas Çepanit, biznesi duhet të mbështet dhe jo të trajtohet si armik. Po kështu edhe individi duhet të jetë i mbrojtur. Ajo thotë se individët pranojnë marrëveshje pasi nuk janë të mbrojtur dhe nuk ka sindikata që t’ i mbrojnë.

“Është e rëndësishme të kuptojë që e duam armik apo ta mbështesim nga njëra anë ta kontrollojmë, por edhe ta mbështesim. Në kohën e COVID nuk e tregoi mbështetjen e biznesit, mbështeti individët, por jo biznesin. Individi duhet të ketë përfitimet e veta. Është e dobët mënyra si zbatojmë kodin e punës individët nuk kanë mbështetje se sindikatat nuk ekzistojnë. Kjo marrëveshje është e detyruar se ata nuk janë të mbrojtur. Në Shqipëri luhet shumë me përfitimet me pensionet e leje lindjet individët janë dorëzuar dhe kanë kuptuar që nuk vlen se kur shkon në moshën e pensionit ose ta ngrenë ose të del një pensioni ulët.  Në vend që ne t’i ndihmojmë individët që të kenë më shumë dëshirë për të deklaruar ne i sulmojmë”.