Deklarata e Escobar për dhunën në PD, Nesturi: Ndihma e fundit që partnerët mund të japin

Publikuar më: 12/1/2022, ora 20:28

Deklarata e Escobar për dhunën në PD, Nesturi: Ndihma e fundit që partnerët mund të japin

Publikuar më: 12/1/2022, ora 20:28

Shpallja non grata e Sali Berishës dhe dhuna e përdorur në protestën e 8 janarit në selinë e PD janë dy elementë që i japin të drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me pozicionimin e saj ndaj ish-kryeministrit. Kështu u shpreh në studion e Debatit me Alba Alishanin, analisti Plator Nesturi, pas reagimin më të fundit të zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar për dhunën në PD.

Sipas deklarata e Escobar i drejtohej më shumë mbështetësve të Berishës, pasi për të dera e SHBA është e mbyllur. Nesturi thekson se kjo është ndihma e fundit që partnerët mund të japin në mënyrë që bjerrja e PD të mos jetë e pakthyeshme.

“Për Berishën dera e SHBA është e mbyllur, dhe kjo i drejtohet mbështetësve të Berishës që e kanë rrethuar në nismën e fundit. Ka një përkujdesje për atë që është PD. Ajo çfarë ndodhi në 8 janar nuk mbetet gjë tjetër veçse të kemi ndarje të kësaj kufome politike. Kishim dy palë që ndërprenë komunikimin, u dogj ura e fundit, njëra palë kishte ardhur për gjakderdhje pala tjetër mbylli dyert. Kjo është ndihma e fundit nga partnerët për të mbajtur një lloj unisoni që bjerrja e PD të mos jetë aq e madhe sa të jetë e pakthyeshme”.