Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dimër i vështirë në Shqipëri nga Omicron, pritet rritje infektimesh

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 14:45 | Aktualitet
Dimër i vështirë në Shqipëri nga Omicron, pritet rritje

Ky do të jetë dimri më i vështirë për popullatën dhe sistemin shëndetësor. Qarkullimi njëherësh i varianteve të koronavirusit, Delta dhe Omicron, prania e gripit dhe virozave të tjera, shtojnë rrezikun për të rënduar shëndetin e qytetarëve dhe situatën në spitale.

Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, paralajmëron rritje të sëmundshmërisë në ditët në vijim nga shkelja e masave anti-Covid dhe përhapja me shpejtësi e variantit Omicron.

https://a2news.com/2022/01/12/rekord-infektimesh-rakacolli-varianti-delta-vijon-te-jete-dominues/

Pavarësisht dyshimeve që vijnë nga terreni apo nga mjekët e familjes, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka konfirmuar mbivendosje të virozave të stinës me koronavirusin në persona të infektuar. Të paktën deri tani, nuk flitet për shtim të masave anti-Covid apo shtrëngim të tyre. Edhe mësimi në shkolla do të vijojë normalisht. Nuk do të ketë mbyllje masive, por vetëm në klasat ku rezultojnë grupe nxënësish të infektuar.

Ekspertët e komitetit teknik bëjnë thirrje për respektimin e masave në fuqi, të cilat nuk zbatohen. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve mbi 16 vjeç dhe prindërve të fëmijëve me sëmundje shoqëruese të marrin vaksinën anti-Covid  për t’i shpëtuar formave të rënda dhe humbjeve të jetës nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë