Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Fatkeqësi që PD nuk arrit të nxjerrë një lider”, Nesturi: Berisha dhe Basha vetëasgjësohen

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 20:51 | Politikë
“Fatkeqësi që PD nuk arrit të nxjerrë një

“Të dyja palët po vetëasgjësojnë njëra- tjetrën edhe Basha dhe Berisha ishin dy qenie simbiozë dhe lufta mes tyre i vetëasgjëson”. Këtë mendim ndau në studion e Debatit me Alba Alishanin, analisti Plator Nesturi, sipas të cilit të dy palët janë në një përballje pa kthim.

“Basha mbijetoi në politikë në 8 vite falë Berishës dhe Berisha ishte drejtues online i PD nëpërmjet një bahse të dobët. Në momentin që janë në përballje pa kthim të dyja palët vetëasgjësohen. Fakti që PD nuk arrit të nxjerrë një lider të ri, është fatkeqësia e PD”.

Sipas Nesturit retorika që po përdorin të dyja palët tregon që nuk ka asnjë reflektim prej tyre.

“Retorika që po ndiqet tregon që nuk ka asnjë reflektim nga palët unë shoh që pjesa e sulmuesve vijon të justifikohet me faktin që donin të hynin në shtëpinë e tyre, ndërkohë që dihet që dinin të nxirrnin me forcë Bashën e mbështetësit e tij. Nga ana tjetër Basha vazhdon me retorikën e të pafajshmit që ishte mbledhur aty për mbledhje dhe dyert e blinduara ishin pjesë e dekorit dhe jo për të mbajtur jashtë pjesën tjetër”.

I pyetur se çfarë ndodh me PD-në Nesturi shprehet se pas 8 janarit nuk ka më asnjë vlerë logoja, ndërtesa, apo vula.

“Pas 8 janarit nuk ka më vlerë as logo, as ndërtesa, as vula. Partia është bashkësi njerëzish që i lidhin interes atë përbashkëta. Në momentet që këto fije që i lidhin këto interesa këputen, partia nuk ekziston më. Bashës edhe mund t’i pëlqejë edhe pjesa e mbetur, kurse Berishës i rri ngushtë një forcë e re me grup të tkurrur deputetësh. Për sa kohë dominohet nga retorika e Bashës e Berishës nuk shoh të ardhme të përbashkët mes anëtarësisë së PD”.

Thirrjen në prokurori të Berishës, Nokës, Bashës dhe Bardhit, Nesturi i shikon si një tentativë për të parandaluar akte të tjera të dhunshme.

“Thirrja në prokurori ka aspektin pozitiv se tenton të parandalojë çdo akt të dhunshëm që mund të ketë në të ardhmen. Kemi dy anë; një proces penal dhe me një proces politik. Dhe sesi do rrjedhin ngjarjet kjo i përket vetë PD. Pra do të kemi një proces që do të jetë një ndarje me dhunë apo ndarje që realisht e kreu pjesën e saj si akt të fundit me atë të 8 janarit ku gjithsecili do të shohë hesapin etij dhe rrugën e tij”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë