Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Flamuri nazist në ceremoninë funerale në kishë, reagojnë katolikët dhe hebrenjtë

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 11:29 | Bota
Flamuri nazist në ceremoninë funerale në kishë,

Drejtues të Kishës Katolike dhe të komunitetit hebre dënuan episodin e shëmtuar kur në varrimin e një ekstremisti të djathtë u vendos mbi arkivolin e tij flamuri nazist me kryqin e thyer, ndërsa të pranishmit përdorën përshëndetje naziste në ceremoni.

Arkidioqeza e Romës tha në një deklaratë se priftërinjtë në kishën e Shën Luçisë në qendër të Romës, përfshi edhe atë që mori pjesë në ceremoni, nuk e kishin idenë se çfarë do të ndodhte.

Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale dukej arkivoli me trupin e Alessia Augello-s, ish-anëtare e grupit ekstremist “Forza Nuova”, e mbuluar nga flamuri. Dioqeza reagoi duke e quajtur flamurin nazist “një simbol të tmerrshëm që nuk mund të pajtohet me krishtërimin”, si dhe tha se ky episod është shembulli i shfrytëzimit ideologjik të një shërbese fetare. Policia tha se po e hetonte incidentin, duke e kategorizuar si “krim urrejtjeje”.

Komuniteti hebre i Romës shprehu gjithashtu pakënaqësi për faktin që ngjarje të tilla ndodhin ende në qytet, 7 dekada pas fundit të Luftës II Botërore dhe rënies së diktaturës fashiste në Itali.

Më 16 tetor 1943, pas një operacioni në lagjen e hebrenjve në Romë, mbi 1000 persona u deportuan, shumica në kampin e përqendrimit në Aushvic. Prej tyre vetëm 16 u kthyen. Komuniteti hebre tha se ngjarja ishte edhe më e shëmtuar, për faktin se ndodhi para një kishe. Një incident i ngjashëm ndodhi edhe në mars të vitit të kaluar, sërish në oborrin e një kishe në Romë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu