Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Hetimi i thelluar i trazirave mund të bëjë që palët të reflektojnë”

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 20:24 | Politikë
“Hetimi i thelluar i trazirave mund të bëjë që

Lutfi Dervishi, në një lidhje direkte me “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se mesazhi kryesor i SHBA-së, në lidhje me selinë e protestës në selinë e Partisë Demokratike, ishte dënimi i dhunës.

“Është krejt normale që të mos heshtet ndaj dhunës. Elementi i dytë është hetimi i dhunës dhe është e vetmja garanci që situata të tilla të mos përsëriten më në Partinë Demokratike. Do të ishte tragjike që ajo betejë të zbresë nëpër rrethe”, theksoi gazetari.

Sipas tij, nëse hetimi bëhet siç duhet, ndoshta palët nisin reflektimin.

“Palët jetojnë në dy realitete të ndryshme. Akuzat kanë shkuar në ekstrem, njëra palë thotë se “do na vrisnit me banditët që kishit brenda”. Në këtë sens, nuk ka më zëra të arsyes në PD. Të gjithë jashtë PD-së po shikojnë spektaklin dhe po presin fituesin e kësaj përleshjeje. Po presin që Basha e Berisha të konsumohen nga kjo përplasje. Nëse hetimi do të bëhej bazuar mbi fakte dhe prova digjitale, mund t’i bënte pak palët që të reflektonin. Ajo që ndodhi në 8 janar është dështimi për të zgjidhur një krizë politike dhe kthehesh nga mjetet parapolitike. Nëse ti thërret policinë në shtëpinë tënde, nuk jë më i zoti i shtëpisë. Kështu që, në këtë sens, është lajm i mirë që edhe Berisha, edhe Basha, do të shkojnë në prokurori”, u shpreh Dervishi.

https://a2news.com/2022/01/12/protesta-e-8-janarit-berisha-thirret-neser-ne-prokurori-pasneser-basha/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu