Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Informaliteti i pagave, Ibrahimaj: Ngrihet Task-Forca, bizneset kanë afat deri më 20 janar

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 13:37 | Ekonomi
Informaliteti i pagave, Ibrahimaj: Ngrihet Task-Forca, bizneset kanë afat

Qeveria ngre Task-Forcë kontrolli te bizneset për shmangien e nëndeklarimit të pagave. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi për gazetarët se analizat do të bëhen pas datës 20 janar, kur është edhe afati i fundit për vetëkorrigjim nga subjektet private.

“Pas thirrjes që qeveria u ka bërë bizneseve për vetëkorrigjim, do të fillojmë një sërë analizash, për ato subjekte të cilat nuk kanë reaguar për korrigjimin e pagave të tyre dhe përmes një njësie speciale që do të merret vetëm me këtë çështje, do të bëjmë disa kontrolle më të thelluara dhe do të vijojmë me kontrolle duke përdorur të gjitha instrumentet që administrata ka për kontrollet e bizneseve. Do të përdorim si njësi matëse mesataren e pagës së tregut për një profesion të caktuar”, tha Ibrahimaj.

Pas verifikimit nga zyra, Tatimet do të zbresin në terren për të konfirmuar situatën reale me atë që kompanitë kanë deklaruar për pagat e punonjësve të tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu