Koronavirusi në Shqipëri, 6 viktima dhe mbi 1900 raste të reja

Publikuar më: 12/1/2022, ora 18:23
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, 6 viktima dhe mbi 1900 raste të reja

Publikuar më: 12/1/2022, ora 18:23

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1905 qytetarë, nga 6757 testime.

Ndërkohë, janë regjistruar 6 viktima, ndërsa 710 persona janë shëruar nga virusi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6757 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1905 qytetarë, në këto bashki: 823 në Tiranë, 100 në Durrës, 77 në Elbasan, 74 në Vlorë, 70 në Gjirokastër, 68 në Shkodër, 56 në Fier, 53 në Kamëz, 45 në Sarandë, nga 38 qytetarë në Berat, Lushnje, 37 në Korçë, 36 në Mirditë, 30 në Lezhë, 29 në Krujë, nga 18 qytetarë në Cerrik, Pogradec, Mallakastër, nga 16 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 15 qytetarë në Dimal, Patos, nga 14 qytetarë në Divjakë, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Vorë, 12 në Tepelenë, 11 në Has, nga 10 qytetarë në Kukës, Dibër, Mat, Delvinë, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Belsh, Devoll, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Libohovë, Kolonjë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Himarë, Shijak, Kurbin, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Përmet, Dropull, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, 2 në Maliq, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Selenicë, Tropojë, Pukë. Janë 16,507 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 60 vjeç, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, dy qytetarë nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 82-84 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 710 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,809 që nga fillimi i epidemisë.