Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Lirohen të ndaluarit e 8 janarit, Sefa: Nuk u gjend asnjë send shpërthyes në selinë e PD

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 15:47 | Kronikë
Lirohen të ndaluarit e 8 janarit, Sefa: Nuk u gjend asnjë send

Përfaqësuesit e palës tjetër brenda selisë së PD-së, deklaruan pas vendimit që nuk u gjend asnjë send i kundraligjshëm në cilësinë e provës. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, prokuroria pohoi që nuk u gjend asnjë send shpërthyer në selinë e PD-së.

“I lejuam që të bënim kontroll, prokuroria pohoi që nuk u gjend asnjë send shpërthyes në selinë e PD-së. Fikëset e zjarrit janë marrë si provë nga prokuroria. Të gjithë të ndaluarit, jo të arrestuarit që kanë qenë pjesë e mbledhjes së PD-së më 8 janar janë paraqitur vërtetimet që tregojnë funksionet  e tyre në PD. Për çdo person të mbrojtur nga ana jonë, ka edhe funksionin përkatës. Për 11 të ndaluarit që ne përfaqësonim nuk kishte asnjë provë, e vetmja akuzë e prokurorisë ishte që kanë gjuajtur me ujë”.

Në lidhje me shtetasit kosovarë, Sefa theksoi se duhet të pyesni ata që i kanë thirrur.

https://youtu.be/g1WN9_qtiyM

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu