Manastirliu takim me inspektorët e ISHSH: Intensifikoni kontrollet në terren, administratë dhe njësi tregtare

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 14:14
manastirliu 1

Manastirliu takim me inspektorët e ISHSH: Intensifikoni kontrollet në terren, administratë dhe njësi tregtare

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 14:14

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend, ku ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren.

Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid.

“Me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid në të gjithë territorin, si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të certifikatave të vaksinimit, certifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët”, shkruan Ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook.