Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Nis ndreqja e selisë së PD, Basha: Ringrihemi si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 19:21 | Politikë
Nis ndreqja e selisë së PD, Basha: Ringrihemi si shpresa e vetme e

''Partia Demokratike do të ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë.'' Është ky reagimi i sotëm i Lulzim Bashës në Facebook, ndërsa rikonstruksioni i selisë ka nisur. Më herët PD akuzoi disa prej deputetëve dhe anëtarëve si organizatorë deri në detaje të dhunës në protestën e 8 janarit para selisë.

“Sali Berisha përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Ata bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan”, thuhet në këtë reagim, sipas te cilit Kryesia e PD-së, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur “non grata” për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.

Ndërkohë pas mbledhjes së kryesisë për ngjarjet e 8 janarit, mbledhje ku Basha përjashtoi nga partia Sali Berishën dhe disa deputetë, si dhe pezulloi të tjerë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, sot është thirrur Kolegji i kryetarëve të degëve me rendin e ditës së datës 8 janar për organizimin e partisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani